SUNDERLAND
Januzaj rikthehet në stërvitje
29 October, 2016 @10:05
Edhe pse në fillim u raportua që lëndimi i Adnan Januzajt ishte më serioz dhe ai do të mungonte deri në mes të muajit nëntor, lojtari në fjalë është rikuperuar më shpejt.
Në konferencën e mbajtur nga David Moyes dje, është konfirmuar që Adnani i është rikthyer stërvitjeve më shpejt se që pritej dhe sipas skocezit Moyes ky është një lajm i mirë për skuadrën nga Newcastle, e cila përveç pozitës së fundit në tabelë, ka edhe shumë probleme me lëndime.
Januzaj tek Sunderlandi është i huazuar për një sezon nga Manchester United.