INFRASTRUKTURA
1.9 milionë € për stadiumin e Feronikelit
28 October, 2016 @18:41
Në kuadër të investimeve kapitale që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Drenasit, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për ndërtimin e stadiumit të futbollit “Rexhep Rexhepi” në Drenas, projekt me vlerë prej 1 milion e 900 mijë euro.
Në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 1 milion e 600 mijë euro, në tri faza, për vitin 2017 faza e parë e investimit kap vlerën e 200 mijë eurove, në vitin 2018 do të investohen 600 mijë euro dhe në fazën finale në vitin 2019, MKRS do të investojë 800 mijë euro në këtë projekt kapital.
Ndërsa Komuna e Drenasit, merr përsipër të investojë vlerën prej 300 mijë euro, në secilën fazë do të investojë nga 100 mijë euro gjatë kësaj periudhe tre vjeçare.