SUNAJ KEÇI
Keçi: U rikthyem pas gabimeve, por fati na mungoi
28 October, 2016 @16:16
Trajneri i Hajvalisë, Sunaj Keçi, pas humbjes së sotme ndaj Feronikelit, foli për mikrofonin e kanalit televiziv, Supersport Kosova.
Keçi tha se golat e kundërshtarit erdhën nga gabimet e skuadrës së tij, e cila më pas u rikthye shpejt në lojë, ndërsa Feronikeli e fitoi ndeshjes si pasojë e fondit më kualitativ të lojtarëve dhe mungesës së fatit te ana e skuadrës së tij.
“Pas dy shënimeve të kundërshtarit nga gabimet tona trashanike, u rikthyem mjaft mirë. Por fatkeqësisht këta gabime po përsëriten shpesh. Jemi në një situatë të vështirë, si për lojtarë, ashtu edhe për mua dhe as fati nuk po na përcjellë. Feronikelit i uroj fitoren. Ata kanë lojtarë më kualitativ dhe kështu që e fituan ndeshjen.
Ne kemi edhe gjashtë ndeshje para vetes dhe do të mundohemi të bëjmë sa më shumë pikë. Jemi në fund të tabelës. Do të jetë shumë vështirë pasi kemi edhe fond të dobëtë të lojtarëve, kurse as fati nuk po na përcjellë,” tha Keçi.