U17 KUALIFIKIMET PËR EURO
Pas Italisë, edhe Serbia mposht Shqipërinë U-17
28 October, 2016 @13:55
Futbollistët e kombëtares shqiptare U-17 janë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të grupit kualifikues sot.
Kuqezinjtë janë mposhtur nga Serbia 2-0 duke pranuar golat shpejt në këtë takim, ku pas 13 minutave ndeshja veçse kishte marë rezultatin përfundimtar të saj.
Ditë më parë, Shqipëria U-17 që drejtohet nga boshnjaku Dzemal Mustedanagic u mposht nga bashkëmoshatarët italianë, ndërsa më 31 tetor luan përballjen e fundit të grupit ndaj IRJ Maqedonisë.
GRUPI 4 kualifikues për EURO U17:
1 | Serbia | 6 pikë | 2 ndeshje | |
2 | Italia | 4 pikë | 2 ndeshje | |
3 | IRJ Maqedonia | 1 pikë | 2 ndeshje | |
4 | Shqipëria | 0 pikë | 2 ndeshje |