NË PRIZREN
Liria pa trajner ndaj Ferizajit
29 October, 2016 @14:10
Pas mosmarrëveshjeve me Ramiz Krasniqin dhe largimit të tij, skuadra e Lirisë së Prizrenit nesër do të dalë në ndeshje ndaj Ferizajit pa trajner të ri të emëruar zyrtarisht.
Bardhezinjtë aktualisht do të udhëhiqen nga shtabi teknik që ka punuar afër Krasniqit deri më tani, ndërsa pritet të debutojnë edhe ndonjëri nga përforcimet e fundit nga Afrika.
Liria pret Ferizajin nesër në “Përparim Thaçi” ndërsa deri më tani me Krasniqin ekipi ka arritur bilanc prej 4 fitoreve dhe 6 humbjeve në 10 xhirot e para të stinorit.
Me largimin e Krasniqit, ai bëhet trajneri i pestë i zëvendësuar në dhjetë xhirot e para të Superligës.
Deri më tani Prishtina, Ferizaji, Trepça’89, Drita e Liria kanë ndërruar trajnerët me të cilët kishte nisur stinorin.
Skuadrat tjera vazhdojnë me ata që kanë nisur.