DUELI I TREPÇAVE
Pas pak, derbi lokal në Mitrovicë
29 October, 2016 @13:02
Trepça që ende nuk ka shijuar fitoren në Superligë këtë stinor prej se u kthye nga Liga e Parë, sot pret në “Adem Jashari” Trepçën’89, rivalin lokal, që është lider i Superligës dhe aktualisht ekipi me më së shumti fitore e më në formë në elitë.
Tribunat si rrallëherë pritet të jenë të mbushura në “Adem Jashari” ndërsa dy ekipet me pretendime të kundërta këtë stinor do të përballen nga ora 14:00.
“Mendoj që do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja palët,” ka thënë kapiteni i 89’shit lider, Shpëtim Idrizi.
“Por, përparësi e jona e vogël është që nuk kemi presion të pikëve si ka Trepça.”
Në anën tjetër, Samir Sahiti, futbollist i Trepçës shpreson që ekipi të dalë me fitoren e parë të këtij stinori nga kjo ndeshje.
“Premtoj maksimumin në këtë ndeshje dhe shpresoj që ekipi të arrijë fitoren e parë të këtij edicioni në këtë ndeshje,” ka thënë Sahiti për Kohën Ditore sot.
Derbi mitrovicas ndërmjet Trepçës dhe Trepçës’89 është dueli i vetëm i ditës së sotme sa i përket Superligës dhe pritet të shihet se çfarë do të jetë epilogu i këtij takimi në një ditë me kohë të mirë dhe terren të përshtatshëm.
FORMACIONET ZYRTARE
Trepça: Manxholli, Voca, V.Shabani, Beirsha, Kutllovci, Kamberi, Avdyli, Hyseni, Baliqi, Sahiti, Muja. Trajner: Fidaim Haxhiu
Trepça ’89: Hajdini, Islami, Troshupa, Izmaku, Potoku, F.Hasani, Maloku, Idrizi, Mustafa, Hajdari, John. Trajner: Veton Qitaku.