NË FERIZAJ
Ferizaji përforcohet para duelit me Lirinë
29 October, 2016 @20:11
Skuadra e Ferizajit që nuk po kalon momente të mira në Superligë, pas Jasir Selmanit, ka bërë të ditur se ka përforcuar radhët e veta me mesfushorin e talentuar kongolez, Thierry Kiesse, që ka luajtur për ekipin e ligës së dytë franceze, Orleans.
Në ndërkohë, Ferizaji ka bërë të ditur se ekipi do të vazhdojë me përforcime në ndërkohë.
Kiesse ka qenë tre herë reprezentues i Kongos, ndërsa ekipet ku ka luajtur në Europë janë: SV Wacker Burghausen në Gjermani, US Orleans në Francë dhe RC Araba në Algjeri.