MILAN - PESCARA
Memushaj & Manaj mposhten nga Milani
30 October, 2016 @17:05
Skuadra e dyshes shqiptare në Serie A, Ledian Memushajt dhe Rey Manajt, Pescara, ka vazhduar me rezultat negative.
Delfinët u mposhtën me rezultat minimal nga Milani, i cili fitoi me golin e shënuar nga Giacomo Bonaventura në minutën 49’.
Kapiteni i Pescaras, Memushaj, luajti gjatë gjithë takimit ndërsa e kishte edhe një rast të mirë shënimi, kur tentoi ta befasojë portierin rossoner, Gianluigi Donnarumma, me një goditje të fortë nga distanca, por ky i fundit me bukurinë e njëjtë arriti ta ndal goditjen e mesfushorit.
Pescara u mungua ta kërkojë golin edhe me Rey Manajn, i cili u inkuadrua në lojë nga minuta 77’, por as aktivizimi i tij nuk e ndryshoi rezultatin dhe në fund Milani siguroi tri pikë të reja.
Me këtë fitore, Milan ngjitet në pozitën e tretë me 22 pikë, kurse Pescara mbetet në pjesën e poshtme të radhitjes tabelare me vetëm 7 pikë.