PARTIZANI - SKËNDERBEU
Rezultat i bardhë në ‘Elbasan Arena’
30 October, 2016 @18:01
Pa gola është mbyllur takimi mes dy skuadrave favorite për titullin kampion në Superligën e Shqipërisë.
Edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 63’, Partizani nuk u dorëzua dhe e mbylli ndeshjen me barazim ndaj kampionit në fuqi, Skënderbeut. Me një lojtar më pak takimin e mbylli edhe Skënderbeu, me Vangjelin që u përjashtua 10 minuta para fundit.
Gjatë minutës 82’ të takimit, në tribunat e Partizanit u shkaktua një incident, i cili u shua pas intervenimit të forcave të sigurisë, ndërsa edhe ndeshja në fushë ishte e tensionuar, me shumë kartona për të dyja skuadrat.
Ky barazim i konvenon Skënderbeut, i cili mbetet në vendin e parë me dy pikë më tepër se Partizani.