STADIUMI
Prishtina-Liria, zhvillohet në Mitrovicë
1 November, 2016 @16:36
Për shkak të mungesës së terrenit që është në renovim, Prishtina këtë stinor ndeshjet po i zhvillon në Obiliq. Mirëpo, pasi që KEK-u ka ndeshje në të njejtën ditë, Prishtina ka bërë të ditur se ndeshja e xhiros së XIII të Superligës ndaj Lirisë do të zhvillohet në Mitrovicë.
“Me gjithë rivalitetin në garë për titull, Prishtina është jashtëzakonisht falenderuese ndaj klubit Trepça’89 për shkak se na lejoi që ta zhvillojmë ndeshjen në “Riza Lushta”,” ka shkruar ndër të tjera faqja zyrtare e Prishtinës sot, duke bërë të ditur se ndeshja e xhiros XIII do të zhvillohet në stadiumin mitrovicas.
Prishtina-Liria zhvillohet më 13 nëntor 2016 me fillim në ora 13.