FTESË ZYRTARE
Vojvoda ftohet për ndeshjen me Turqinë
1 November, 2016 @15:44
Futbollisti 21 vjeçar, Mërgim Vojvoda, do të jetë njëri prej futbollistëve që do të jenë në dispozicion të përzgjedhësit Albert Bunjaki për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, që do të luhet më 12 nëntor.
Vojvoda, i cili ka 9 paraqitje me ekipin U21 të Shqipërisë, më parë kishte bërë të ditur se ka zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës para ekipi kuqezi.
Futbollisti që aktivizohet për skuadrën belge Mouscron, luan në krahun e djathtë të mbrojtes, pozitë kjo ku përfaqësuesja ka nevojë të madhe për konkurrencë, pasi që i vetmi futbollist që luan në këtë pozitë është Fanol Përdedaj.
Ftesa zyrtare për grumbullim me përfaqësuesen e Kosovës është dërguar në adresën e klubit belg nga menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.
Më parë ishte bërë e ditur se lista e të ftuarve të Albert Bunjakit do të publikohet më 8 nëntor.