TOP GOLASHËNUESI
Arifaj i vetëm në krye
2 November, 2016 @19:35
Sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj, me golin e shënuar sot në ndeshjen kundër Lirisë në Prizren, i ka lënë pas rivalët e tij në listën e golashënuesve më të mirë të Superligës.
Arifaj para kësaj ndeshjeje i kishte 8 gola dhe e ndante pozitën e parë së bashku me sulmuesin e Trepçës ‘89, Oto John, por me golin e sotëm ai e la pas edhe këtë futbollist, pasi ky i fundit nuk arriti të shënojë në ndeshjen kundër Gjilanit.
Dyshen Arifaj-John është duke e ndjekur nga afër Qemail Elshani i Besës që ka 7 gola të shënuara.