LIRIA - DRENICA
Liria shpëton në fund
2 November, 2016 @15:03
Dominimi i Lirisë në pjesën më të madhe të ndeshjes ndaj Drenicës sot nuk u kurorëzua me fitore.
Ekipit që po drejtohet nga Erdogan Brando aktualisht i janë dashur minutat shtesë për të siguruar një pikë nga takimi me Drenicën, 1-1.
Drenica erdhi heret në epërsi përmes Granit Arifajt, pasi që më parë kishte ndalur disa raste ideale të Lirisë në mbrojtje.
Goli i Arifajt nxeu edhe më shumë ekipin prizrenas, por goli assesi nuk vinte, derisa krejt në fund, Alban Shillova, shfrytëzoi tollovinë në zonë për të barazuar takimin.
E pas golit të tij, referi menjëherë pas 25 sekondash përfundoi ndeshjen. Liria dhe Drenica me këto pikë të ndara sot, mbesin mbi zonën e rrezikshme të Superligës.