MYSAFIRI
Mysafir i veçantë te Trepça ‘89
2 November, 2016 @23:56
Trepça ‘89 sot e kishte një mysafir të veçantë në ndeshjen me Gjilanin që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë dhe që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Pranë kryetarit të klubit mitrovicas, Abedin Zeka, ishte edhe kryetari i kampionit të shumëfishtë të Shqipërisë, Skënderbeut, Ardian Takaj.
Dy skuadrat kanë raporte të mjaft të mira mes vete, ndërsa këtë e dëshmoi edhe njëherë prezenca e kryetarit të Skënderbeut në ndeshjen e Trepçës ‘89.