PLAYER OF THE WEEK
Sadiku, lojtari i xhiros XII
4 November, 2016 @12:36
Do të jetë hera e parë për një portier që do të merr epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros në Superligë.
E ky do t’i takojë portierit të Drenicës, Burim Sadiku, që bashkë me mbrojtjen e ekipit kanë bërë punë kolosale në “Përparim Thaçi” të Prizrenit për të ndalë sulmuet e shpeshta të Lirisë dhe për të avancuar për pjesën më të madhe të ndeshjes.
MË TË MIRËT DERI MË TANI JAVË PAS JAVE
Edhepse në fund, Liria disi shënoi, meritat e Sadikut kanë qenë të mëdha në këtë duel, që bëri Drenicën të shkëput një pikë si mysafir në dominimin total të Lirisë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.