PRISHTINA

Edhe një largim nga Prishtina
15 January, 2022 @14:21
Në vazhdën e largimeve nga Prishtina këtë afat kalimtar, sot është bërë i ditur edhe një tjetër largim.
Përmes një postimi në Facebook, mbrojtësi Leotrim Bekteshi ka njoftuar që aventura e tij me FC Prishtinën ka përfunduar dhe pas 3 viteve ai do të largohet nga skuadra në fjalë.
Postim zyrtar nga klubi i Prishtinës në lidhje me këtë largim nuk ka ende, pra ky lajm është bërë i ditur nga llogaria personale e futbollistit në fjalë.