Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOJTARI I LAZIOS

Edhe Riza Durimisi pranë Superligës turke

Edhe Riza Durimisi pranë Superligës turke


8 May, 2020 @17:00

Një tjetër lojtar me origjinë shqiptare është pranë transferit në Superligën turke të futbollit, bëjnë të ditura mediat e atjeshme.

Riza Durmisi që paraqitet për reprezentacionin e Danimarkës dhe është lojtar i Lazios, është duke u shikuar si opcion huazimi dy vjeçar nga ekipi i Vedat Muriqit, Fenerbahçe, shkruan sot gazeta Fotomaç.

Durmisi 26 vjeç që luan në krah të majtë të mbrojtjes kishte debutuar për kombëtaren daneze në ndeshje ndaj Shqipërisë. Ai së fundi u ble nga Lazio prej Betisit spanjoll.

Mirëpo, forma e mirë e Lazios bëri që ai të mos gjej vend në skuadër dhe së fundi ka qenë i huazuar te Nice në Ligue 1. Pasi që Ligue 1 përfundoi, lojtari i është kthyer Lazios dhe mundësinë e radhës po shikon ta shfrytëzojë Fenerbahçe.

Në Superligën turke janë disa futbollistë nga Kosova, me yjet Vedat Muriqi e Florent Hadërgjonaj. Loret Sadiku është qe sa vite aty. Ditë më parë u përfol për mundësinë e kalimit të Fidan Alitit dhe tash edhe të Durmisit.

Riza Durmishi është me origjinë nga Tetova dhe është gjeneratë e dytë e durmishëve në Kopenhagë. Ai ka lindur në Danimarkë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A