Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFEROHET

Edon Zhegrova zyrtarisht te kampioni i Francës, Lille

Fotot:LOSC/fb

Edon Zhegrova zyrtarisht te kampioni i Francës, Lille


14 January, 2022 @22:24

Njëri ndër futbollistët më shpresëdhënës të Kosovës, që ende nuk e ka shfaqur potencialin e plotë të tij me reprezentacionin, Edon Zhegrova prej sot është anëtar i ri i Lille të Francës, kampionit aktual të Ligue 1.


LILLE MË I INTERESUAR SE LYON

Mediat zvicerane raportuan ditë më parë se për Zhegrovën 22-vjeçar janë të interesuar Lille e Lyon nga Ligue 1, ndërsa Basel do ta lëshojë atë për një shumë rreth 8 milionë euro dëmshpërblim.

Kështu edhe ndodhi. Ekipi më i interesuar për të pranoi shumën e kërkuar nga Baseli zviceran, ndërsa Zhegrova para disa orësh edhe zyrtarisht u bë lojtar i Lille duke vënë nënshkrimin në kontratën e tij.

Edon Zhegrova @ Lille

Futbollisti i lindur në Gjermani që u u rrit në Flamurtar e Prishtinë, për herë të parë arrin të bëhet pjesë e një klubi nga TOP 5 ligat evropiane të futbollit, derisa më parë luajti në Standard dhe St Truiden para se të debutojë si senior me Genkun belg.

Për Kosovën Zhegrova ka regjistruar 24 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa në dy vitet e fundit me Baselin ka shënuar shtatë herë në 38 ndeshje të zhvilluara - ku shfaqi lojën e tij të vërtetë veçanërisht në gjysmëstinorin që e lamë pas në Superligë të Zvicrës.


SHUMA E TRANSFERIT

Sipas raportit të Blick zviceran, shuma e transferit të Zhegrovës është prej gjashtë deri në tetë milionë franga zvicerane, që në përkthim i bie 5.75 milionë euro deri në 7.67 milionë euro. Blick bile në artikullin për largimin e Zhegrovës shkruajti se Basel lëshoi super-dribluesin e ekipit, duke vënë theks në aftësinë kryesore që ka futbollisti i Kosovës.

Edon Zhegrova @ Lille

Lille të dielën më 16 janar luan derbi me Olympique Marseille prej orës 20:45.

 

“Ditë e madhe për mua. Kam pasur bisedë të mirë me kryesinë, kam ardhur në një ligë të madhe dhe te një ekip i madh. Këtu ka lojtarë shumë të mirë. Shpesh nuk flas për veten, por pasi më pyetet, jam driblues i mirë,” tha ndër të tjera Zhegrova në intervistën e parë dhënë për klubin e tij të ri, kampionin aktual të Francës, Lille, që drejtohet nga Jocelyn Gouvernec.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1