AFRIKA 2017
Portieri 44 vjeç, siguron finalen për Egjiptin
2 February, 2017 @9:27
Egjipti u bë skuadra e parë që e arriti finalen në Kupën e Afrikës duke e mposhtur Burkina Fason pas penalltive.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1, kurse për ta përcaktuar fituesin, janë nevojitur të ekzekutohen penalltitë, ku Egjipti e mposhti kundërshtarin me rezulta 4-3.
Hero i gjysmëfinales ka qenë portieri Essam El Hadary, që përkundër moshës 44 vjeçare ka arritur të mbrojë dy penallti të rivalëve për të siguruar finalen për ‘faraonët’.
Egjipti ka siguruar finalen e nëntë të Kupës së Kombeve. El Hadary ka mbrojtur dy penalltitë e fundit të shutuara nga lojtarët e Burkina Fasos, të fundit të shutuar nga Bertrand Traore.
Finalisti i dytë do të caktohet nga ndeshja Kamerun - Gana, që do të luhet sonte në ora 20:00.