NË PRIZREN
Liria emëron Enis Gashin trajner të juniorëve
2 February, 2017 @9:20
Në fazën e përgatitjeve para fillimit të stinorit pranveror, përveç përforcimeve në skuadrën seniore, ndër të tjera Liria ka emëruar edhe kryetrajnerin e ri për ekipin junior të saj.
Ish ndihmës trajneri i ekipit të parë, Enis Gashi, do të drejtojë juniorët tash e tutje, ndërsa për faqen zyrtare të Lirisë ka thënë se pret suksese me ekipin.
Pjesën vjeshtore të stinorit në Superligë të juniorëve, Liria ka përfunduar në pozitën e shtatë të klasifikimit me 25 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa lider është KEK-u me 37 pikë nga po aq ndeshje.