Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - RAHOVECI

Egzon Kurteshi sjell fitoren e madhe për Rahovecin

Egzon Kurteshi sjell fitoren e madhe për Rahovecin


10 April, 2022 @17:13

Ka qenë i mjaftueshëm një gol i mbrojtësit Egzon Kurteshi, për t’ia dhënë fitoren e madhe Rahovecit në Mitrovicë sot.

Trepça, që ka përjetuar humbjen e katërt radhazi sot, nuk është në formë të mirë, derisa vreshtarët kanë siguruar trimf për pikë të plota, me përfundimtaren 0-1 [Egzon Kurteshi 34’].

TABELA AKTUALE

Derisa për Trepçën ka qenë humbja e katërt radhazi në katër ndeshjet e fundit, për Rahovecin e drejtuar nga Senad Alirifa kjo fitore ka qenë jetike, pasi që ekipi ka marrë pikë të mjaftueshme për të ikur pjesës së fundit të renditjes tabelare, si dhe për të shpresuar në mbijetesë, në stinorin e rikthimit në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë