Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA 2-3 EINTRACHT FRANKFURT

Eintracht pushton Camp Noun

Eintracht pushton Camp Noun


14 April, 2022 @23:55

Një paraqitje briliante e Eintracht Frankfurtit sonte në Camp Nou ka bërë që ekipi gjerman të fitojë Barcelonën jashtë, ashtu që të sigurojë gjysmëfinalen e Europa League, me përfundimtaren Barcelona 2-3 Eintracht [Busquets 90+1, Depay 90+9p. - Kostic 4p., 67, Borre 36].

Rreth 30 mijë tifozë mysafirë sot kishin pushtuar qytetin e Barcelonës, ndërsa festën e vazhduan në stadium, për t’i dhënë përkrahje të madhe ekipit që në fund nuk i zhgënjeu, derisa kishte marrë epërsinë 0-3 duke e shkatërruar Barcelonën në shtëpi.

Golat e Barcelonës erdhën krejt në fund të ndeshjes, në kohën shtesë dhe gjasat e atëhershme për të nxjerrë barazim ishin të pamundura për katalonasit e drejtuar nga Xavi Hernandez, që pësuan për herë të parë pas 15 ndeshjesh pa humbje.

Ndeshja e parë në Frankfurt kishte përfunduar 1-1. Me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet 3-4, gjermanët ecin në gjysmëfinale të garës. Ndërsa Barcelona mbetet pa trofe këtë stinor me eliminimin nga Europa Liga.

Gjysmëfinalja tjetër luhet në mes të Leipzigut gjerman dhe Rangersit skocez. Leipzig eliminoi Atalantën, ndërsa Rangers pas vazhdimeve eliminoi Bragën 3-1.

Eintracht Frankfurt në gjysmëfinale do të ndeshet me West Hamin, ku ndeshja e parë luhet në Londër më 28 prill, ndërsa e kthimit në Frankfurt më 5 maj.



GJYSMËFINALET E EUROPA LEAGUE:

West Ham United - Eintracht Frankfurt 28 prill dhe 5 maj
Leipzig - Rangers 28 prill dhe 5 maj

 
Të gjitha lajmet nga Europa League