Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALISTËT

Eintracht - Rangers, në mall për finale evropiane - e sigurojnë atë

Eintracht - Rangers, në mall për finale evropiane - e sigurojnë atë


5 May, 2022 @23:59

Eintracht Frankfurt për herë të fundit ka qenë në një finale të garave evropiane në vitin 1980!

Glasgow Rangers për herë të fundit ka qenë në një finale evropiane në vitin 2008!

Sonte, të dyja skuadrat kanë siguruar finalen e shumëpritur, ndërsa gjermanët kanë mposhtur në shtëpi West Ham Unitedin 1-0 [Borre 26], ndërsa skocezët eliminuan Leipzigun me 3-1 [Tavernier 18, Kamara 24, Lundstram 80 - Nkunku 70].

Eintracht kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Londër, 1-2, dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1 siguroi finalen.

Rangers në anën tjetër, ishte mposhtur 0-1 në Gjermani nga Leipzig, për t’i përmbysur sonte ata në Glasgow dhe për të siguruar biletën për në Sevilla.

Ramon Sanchez Pizjuan i pret finalistët më 18 maj me fillim prej orës 21:00, ndërsa dy skuadrat me mall për finale evropiane do të bëjnë të pamundurën për të marrë trofeun.

 


 
Të gjitha lajmet nga Europa League