Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WERDER 0-3 EINTRACHT

Eintrachti ktheu Werderin te humbjet, Rashica 30min në lojë

Foto: Eintracht/tw

Eintrachti ktheu Werderin te humbjet, Rashica 30min në lojë


3 June, 2020 @22:56

Futbollistët e Eintracht Frankfurtit kanë shfyrtëzuar formën e mirë të sulmuesit të tyre të huazuar nga Milan, Andre Silva, për të shënuar golin e epërsisë dhe pastaj shkuan lehtë te fitorja 0-3 [Andre Silva 60, Ilsanker 81, 90].

Me këto tri pikë të fituara Eintracht është ngritur në pozitën e 11 të renditjes tabelare të Bundesligës, derisa ëerder humbi rastin për të dalë nga zona e rënies.

TABELA AKTUALE

Kosovari Milot Rashica u inkuadrua në pjesë të dytë të ndeshjes, bashkë me Josh Sargentin, prej minutës 62, por kot. Sulmet e Werderit nuk dhanë fryt, derisa mysafirët ndëshkuan edhe dy herë për t’i dhënë fund ndeshjes.

Në xhiron që vjen, Werder pret Wolfsburgun, ku këta të fundit po luftojnë për dalje në gara evropiane. Ndërsa në anën tjetër Frankfurt pret Mainzin.

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga