Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA FFK-ja

Ekipet duhet të bëjnë stadiumet me bar natyral

Stadium kosovar me bar sintetik / TOPSPORTI/ Arkiv

Ekipet duhet të bëjnë stadiumet me bar natyral


14 September, 2020 @12:21

Në takimin e fundit me Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtuesve të klubeve të Superligës së Kosovës, ndër të tjera është diskutuar dhe kërkuar që sa më shpejt të jetë e mundur skuadrat të rregullojnë fushën me bar natyral.

Përmirësimi i infrastrukturës u diskutua në këtë mbledhje dhe njëra ndër kërkesat ka qenë që ekipet të luajnë në terren me bar natyral.

“U diskutua edhe për përmirësim të infrastrukturës dhe u kërkua që të gjitha ndeshjet kampionale të zhvillohen në terrene me bar natyral sa më shpejt të jetë e mundur,” ka bërë të ditur FFK-ja.

Një numër i madh i skuadrave në vitet e fundit kaluan nga bari natyral në atë artificial për shkak të mirëmbajtjes më të lehtë të saj.

Mirëpo, si gjithnjë veprimet e ngutshme dhe në parim të lehta e të lira në fillim, dalin gjithmonë më të shtrenjta dhe tash skuadrat që kanë terrenet me bar sintetik duhet të rikthehen në ri-novim të fushës për ta bërë atë me bar natyral.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga