Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGRITJA E NIVELIT TË FUTBOLLIT

Ekipi i Ronaldos, sytë kah Ramosi

Ekipi i Ronaldos, sytë kah Ramosi


2 January, 2023 @17:30

Al Nassr pas transferit të Cristiano Ronaldos është nën kërkim të qendërmbrojtësit me përvojë të Paris St Germainit, Sergio Ramos. Njoftimi i fundit dhe lajmi më i lexuar i Marcas spanjolle sot ka qenë ky, ndërsa duke ditur që kontrata e Sergio Ramosit me PSG-në përfundon më 30 qershor, Al Nassr është duke shikuar mundësinë për të bërë edhe një transfer të bujshëm.

Ekipi nga Arabia Saudite veçse ka treguar se po kërkon ngritjen e nivelit të futbollit në ligën e atjeshme, ndërsa pos Cristiano Ronaldos ata kanë transferuar edhe trajnerin Rudi Garcia në ekip, portierin David Ospina dhe spanjollin Alvaro Gonzalez. Aty veçse luan ylli i sulmit të Kamerunit Vincent Aboubakar.

Sipas Marcës Ramos konsiderohet lojtar strategjik te Al Nassr, ndërsa nëse lojtari nuk do të mund të kalojë në afatin kalimtar të janarit, atëherë më së largu në verën e këtij viti ai do të bëhet pjesë e ekipit. Kujtojmë, vetëm njoftimi i transferit të superyllit portugez te ekipi i Al Nassrit brenda 2-3 ditëve ka ngritur numrin e ndjekësve të ekipit në llogarinë e Instagramit prej 800 mijë në mbi 6 milionë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1