Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBESIN PA KRYESI

Ekipi që do t’ia bëj sefte Superligës - mbetet pa kryesi

Foto: KFArberia/fb

Ekipi që do t’ia bëj sefte Superligës - mbetet pa kryesi


14 June, 2020 @19:49

Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, që ka siguruar për herë të parë në histori të klubit Superligën, përmes vendimit të FFK-së për ndërprerje të stinorit në Ligë të Parë - ka mbetur pa kryesi.

Klubi në fjalë ka lëshuar një njoftim për media në pasditen e sotme duke bërë të ditur se kryesia e KF Arbëria ka dhënë dorëheqje.

“Kryesia e KF Arbëria bashkë me donatorët e saj kanë marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet e tyre si: president Jahir Krasniqi, kryetar Hysni Bytyqi, drejtor Jakup Bahtiri, nënkryetar Labinot Gashi, sekretar Alban Bublica dhe anëtarët e kryesisë Faton Krasniqi, Besnik Mukulani e Ramadan Nuredini,” thuhet në këtë njoftim.

post

Arsyeja e dorëheqjes së kryesisë që çoi klubin drejt arritjes më të madhe në histori është thënë të jetë pakënaqësi e disa individëve të fshtatit që nuk ia donë të mirën KF Arbërisë dhe vetë fshatit!

“Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit. E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim,” thuhet më tej në njoftim duke i dëshiruar sukses ekipit në të ardhmen.

NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT:

Pas mbledhjes së mbajtur të Kryesisë së KF Arbëria me daten 14.06.2020, ditë e diele ,njoftojmë të gjithë qytetarët e Dobrajes së Madhe se Kryesia e Klubit ka ardhur deri te ky vendim si vijon:

Se Kryesia e KF Arbëria së bashku me donatoret ka marrë vendim që të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet si: President Z.Jahir Krasniqi, Kryetar Z.Hysni Bytyqi, Drejtor Z.Jakup Bahtiri, Nenkryetar Z.Labinot Gashi, Sekretar Z.Alban Bublica dhe antaret e kryesisë tjerë si: Faton Krasniqi, Besnik Mukulani dhe Ramadan Nuredini.

Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa paknaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit. E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim.

Falenderimi për punen dhe angazhimin , sakrificen e bërë për arritjen e të gjitha objektivave është për: Donatoret, Kryesinë, Shtabin teknik, Lojtaret.

Me këtë shkres KF Arbëria i dëshirojmë të gjitha sukseset e mundëshme në të ardhmen.

Kryesia në dorëheqje ka te kryera të gjitha obligimet dhe planifikon që në ditet në vijim të dorëzojë të gjitha dokumentet e nevojshme te Kryesia e Fshatit!

Me respekt: Kryesia e klubit!

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga