STATS
Ekipi që nuk pranon gola si vendas
19 October, 2015 @14:14
Besa e Pejës është ekipi i vetëm në Superligë, që pas dhjetë xhirove të para në elitë, nuk ka pranuar gol si vendas.
Nga dhjetë ndeshje të zhvilluara në përgjithësi, Besa e drejtuar nga Arbnor Morina, ka zhvilluar gjashtë përballje si vendas në Shahin Haxhiislami të Pejës dhe në asnjërën prej tyre nuk ka pësuar gol.
E skuadrat tjera të Superligës, mund të mendojnë se cila do të arrijë ta bëj këtë punë më vonë gjatë stinorit, derisa Besa po ecën drejt krijimit të një kalaje në mbrojtjen e saj. Valmir Bytyqi, është portier i ekipit pejan, derisa ka startuar në të gjitha takimet e kuqebardhëve këtë stinor.
Besa është aktualisht e pesta në Superligë, me 14 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa në xhiron e ardhshme, që shënon fundin e ciklit të parë të Superligës, udhëton në Podujevë për t’u përballur me Llapin.