MARSEILLE 0-2 CLERMONT

Elbasan Rashani 82 min., Clermont si mysafir befason Marseille
20 February, 2022 @22:43
Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, ka qenë i startues dhe ka luajtur për 82 minuta në përballjen ku ekipi i tij Clermont, ka befasuar Olympique Marseille në Velodrome.
Clermont ka mposhtur Marseille 0-2, [Bayo 13, Allevinah 84] për të bërë një hap tepër të rëndësishëm për t’i ikur pjesës së rrezikshme të tabelës.
Kujtojmë, Clermont erdhi këtë stinor në Ligue 1 nga Ligue 2, ndërsa verës e morrën Rashanin, që deri tash në elitën franceze ka shënuar 5 gola për ekipin e tij.
Marseille në anën tjetër me humbje, nuk ka arritur të shfrytëzojë disfatën e PSG-së për t’iu afruar edhe më në krye të renditjes.