Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CLERMONT

Elbasan Rashani përsëri vendimtar te Clermont

Elbasan Rashani përsëri vendimtar te Clermont


19 September, 2021 @18:34

Skuadra e Clermont që u rikthye këtë stinor në Ligue 1 ia ka qëlluar shumë me transferin e kosovarit Elbasan Rashani.

Ky i fundit sot ka shënuar golin e katërt të stinorit në Ligue 1, nga dhjetë sa ka shënuar krejt skuadra pas gjashtë xhirove në elitë.

Pas epërsisë së mysafirëve dhe mbetjes me dhjetë lojtarë në fushë të ekipit të Clermont, në skenë ka dalë Rashani, që me golin e tij të shënuar në minutën e 65 ka sjellë barazimin e skuadrës dhe ka mbajtur ekipin në pjesën e epërme të tabelës, për përfundimtaren e sotme Clermont 1-1 Brest [Rashani 65 - Chardonnet 52]. Goli i Rashanit me kokë u vërtetua menjëherë nga referi i ndeshjes përmes orës digjitale, që konfirmoi se topi ka kaluar linjën e portës.

Aktualisht, Rashani bashkë me Kylian Mbappe, Moussa Dembele dhe Kasper Dollberg - janë golashënuesit më të mirë të Ligue 1, me nga katër gola!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1