Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË 7 NDESHJET E FUNDIT, 16 PIKË!

Elmedin Rama vendos, Trepça serinë e mirë e mbyll me fitore

Foto: KFTrepça/ fb

Elmedin Rama vendos, Trepça serinë e mirë e mbyll me fitore


21 May, 2023 @19:25

Trepça ka shënuar fitore edhe në xhiron e fundit të stinorit në Ligën e Parë Grupi A, duke e mposhtur skuadrën e Phoenixit në Mitrovicë, për të mbyllur stinorin në pozitë të pestë të renditjes tabelare me 36 pikë nga 27 ndeshje. Golin vendimtar dhe të fitores për mitrovicasit e drejtuar nga Emin Baliqi e shënoi i riu Elmendin Rama, që vulosi fatin e takimit, Trepça 1-0 Phoenix [Elmedin Rama 33’].

TABELA PERFUNDIMTARE

Me këtë fitore, Trepça pos që kreu stinorin në mes të renditjes, pas vjeshtës jo të mirë, duhet theksuar se në pranverë, veçanërisht në ciklin e fundit të ndeshjeve kapi një super seri prej pesë fitoresh, një barazimi dhe një humbjeje. Phoenixi në anën tjetër, nuk arriti që të sigurojë barazhin javë më parë dhe mbylli stinorin në pozitë të tretë me 49 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë