Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË PRISHTINË

Elon Berisha merr drejtimin e Ramiz Sadikut

Foto: RamizSadiku/fb

Elon Berisha merr drejtimin e Ramiz Sadikut


3 July, 2020 @23:28

Trajneri Elon Berisha, është emëruar trajner i ri i Ramiz Sadikut, pasi që ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me ekipin në fjalë, ka zyrtarizuar lajmin klubi prishtinas sot.

Në sezonin që e lamë pas, Berisha ka punuar si ndihmës-trajner i ekipit, ndërsa tash e tutje do të kryejë detyrën e trajnerit të parë.

Ndërkaq, ndihmës të tij do të jenë Fillim Guraziu dhe Trimnor Hasani, e ai i portierëve Lirim Hajdini.

Sa i përket ekipit të juniorëve, ata do t’i drejtojë Fillim Guraziu, që njihet si ish-sulmues i disa skuadrave të Superligës dikur.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë