NGA KAMPIONI I KOSOVËS NË TIRANË

BOROZANI/D.S.
Elshani te Partizani
5 January, 2016 @18:57

Partizani i Tiranës që po shikon mundësinë të rrëzojë Skënderbeun nga froni në Kategorinë Superiore, është përforcuar me futbollistin e kampionit të Kosovës, Ferronikeli.
Qemail Elshani, njëri ndër mesfushorët ofanziv më të dalluar të skuadrës kampione të Kosovës, tash e tutje do të jetë pjesë e Partizanit.
Elshani 24 vjeç ka shënuar 2 gola për Ferronikelin në pjesën vjeshtore të kampionatit.
Partizani ditë më parë ka emëruar trajnerin Andrea Agostinelli në krye të skuadrës, pas largimit të Sylejman Starovës.