WENGER FILLON MERKATON

Prej Baselit në Arsenal?
5 January, 2016 @17:45
Mohamed Elnany quhet përforcimi i parë i skuadrës së Arsenalit.
Lojtari në fjalë është pjesë e zvicranëve të Baselit, skuadër e cila para pak minutash konfirmoi zyrtarisht në Twitter që lojtari ka munguar në stërvitje sot sepse është pranë marrëveshjes me një skuadër tjetër. Dhe sipas të gjitha gjasave skuadra e tij e re do të jetë Arsenali.
Shuma e transferimit pritet të jetë afro 4.7 milionë funta.