SHQIP NË BOTË
Emanuele Ndoj merr notën më të lartë të javës në Serie B
3 April, 2021 @15:16
Mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj, ka marrë notën më të lartë të javës në Serie B.
Sipas faqes SofaScore, Ndoj është zgjedhur në formacionin e javës dhe është vlerësuar me notën 8.5, që ishte nota më e lartë e kësaj jave.
Ky vlerësim për 24 vjeçarin erdhi pas paraqitjes së shkëlqyer që pati me skuadrën e tij Bresica në ndeshjen përballë skuadrës Pordenone.
Në këtë ndeshje Ndoj shënoi dy gola për fitoren 4-1 të Brescias.