DE BIASI

BOROZANI/Erdis Driza
Emrat ndaj Francës e Italisë, të shtunën
4 November, 2014 @22:32
Shefi i shtabit teknik të kuqezinjëve, Gianni De Biasi, të shtunën që vjen do të mbajë konferencë për shtyp në kuadër të përgatitjeve para miqësoreve të radhës për Shqipërinë.
Siç dihet tanimë, Shqëipëria do të ketë dy miqësore prestigjioze në këtë muaj. Kuqezinjtë së pari ndeshen ndaj Francës më 14 nëntor, ndërsa 4 ditë më vonë do të takohen me Italinë, pasi që këtë muaj nuk kanë në program ndeshje kualifikuese për EURO 2016.
Në këtë konferencë, italiani De Biasi do të bëj të ditur edhe emrat që do të ftohen për këto miqësore.