YLLI PROBLEMATIK

Google images
Adriano në Francë
4 November, 2014 @14:23
Ish ylli i Interit dhe kombëtares së Brazilit, Adriano Leite Ribeiro, vendosi që ta vazhdojë karrierën në ligë të dytë të Francës, me skuadrën e Le Havre-së.
Adriano, mediave françeze u tha se është përmalluar që të luaj futboll, ngase që nga muaji prill është pa skuadër:
“99% do të luaj për Le Havren. Në të kaluarën, kam pasur ca probleme, kam bërë disa gabime, por kënaqësinë që e ndiej më futbollin, nuk e ndërrojë me asgjë”.
Adriano, gjatë viteve 2002-09, ishte në TOP formë, i cili me skuadrën e Interit, në 152 paraqitje ka shënuar 70 gola, pastaj forma e tij ra totalisht, për shkak të jodisciplinës dhe në ekipe që u transferua si Corinthians, Flamengo e Atletico Paranaense nuk arriti të gjejë minutazh.
Video
Adriano