Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONFIRMOHET

Endrick zyrtarisht i Real Madridit

Endrick zyrtarisht i Real Madridit


15 December, 2022 @15:38

Para pak çastesh, Real Madrid ka zyrtarizuar marrëveshjen me brazilianin Endrick. Senzacioni i ri brazilian, që vjen prej ekipit të Palmeirasit do t’i bashkohet madrilenëve në vitin 2024.

Endrick 16-vjeçar deri tash pos Palmeirasit ka qenë edhe pjesë e Brazilit U17.

Endrick @ Palmeiras

“Real Madric CF konfirmon se ka arritur marrëveshje me familjen e Endrickut që do t’i bashkohet klubit kur arrin moshën, në vitin 2024. Deri atëherë, Endrick do të vazhdojë të stërvitet te Palmeiras. Lojtari do të udhëtojë për në Madrid, në një vizitë në klub,” ka shkruar shkurt rekord-fituesi i Ligës së Kampionëve.

Endrick Felipe Moreira de Sousa shihet si njëri ndër talentët më të mëdhenjë të së ardhmes së futbollit brazilian.

 


 
Të gjitha lajmet nga La Liga