Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STRUGË

Enis Gavazaj transferohet te Struga

Enis Gavazaj transferohet te Struga


29 June, 2022 @23:19

Mefsushori i dalluar që ka bërë karrierë në shumë skuadra të ndryshme, Enis Gavazaj, është bërë anëtar i ri i ekipit nga Maqedonia e Veriut, Struga.

Ai ka luajtur në karrierë të tij për Prishtinën, Gentin, Roselaire, Skënderbeun, Eniseyn, Dinamo Minskun, përsëri Skënderbeun, Kukësin, Prishtinën dhe së fundi Dinamon e Tiranës.

Prizrenasi Gavazaj, ka luajtur edhe tri herë për kombëtaren e Shqipërisë, ku kishte debutuar më 9 korrik të vitit 2018 në ndeshje ndaj Izraelit.

Kujtojmë, Struga është duke përforcuar ekipin me mjaft përvojë këtë stinor, derisa më parë ka marrë golashënuesin më të mirë në histori të futbollit të Maqedonisë Veriore Besart Ibraimi si dhe Faton Jusufin.

Vlera më e madhe e tij në trasnfemarkt.de është e vitit 2019, kur gjatë transferimit te ekipi rus Enisey, vlerësohej 625 mijë euro. Ndërsa tash, vlerësohet rreth 150 mijë.


 
Të gjitha lajmet nga International