Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A&N 1-4 PHOENIX

Enis Miranaj me hat-trick në fitore

Enis Miranaj me hat-trick në fitore


14 May, 2022 @18:51

Kapiteni dhe lojtari më i mirë i skuadrës së Phoenixit, Enis Miranaj, ka shënuar hat-trick në fitoren e ekipit të tij sot, që mposhti A&N në Prizren, A&N 1-4 Phoenix [Ermir Abazi - Maddi Fatty, Enis Miranaj x3].

Kjo ka qenë fitorja e parë për ekipin e Phoenixit pas gjashtë ndeshjesh në Ligë të Parë, ndërsa skuadra ka mbyllur stinorin në pozitë të katërt të renditjes tabelare me këtë fitore, që përcaktoi renditjen përfundimtare për pozitat 4 dhe 5 në Ligë të Parë Grupi A.

A&N në anën tjetër, e drejtuar nga Denis Isaja deri në fund të këtij stinori pas largimit të Petrit Bunjakut, ka provuar lojtarët e rinj në ekip, ndërsa rast kanë fituar Florent Tafolli, Elmedin Kastrati dhe kadetët Ermal Kastrati e Erlind Gashi.

Në fund, Phoenix mbyll stinorin me nëntë fitore në total prej 27 ndeshjeve dhe 35 pikë, derisa A&N me tetë fitore e 34 pikë.

TABELA PËRFUDIMTARE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë