Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8: 2 KORRIKU - RAMIZ SADIKU

Erduan Ibrahimi me hat-trick, Ramiz Sadiku eliminon 2 Korrikun

Foto: Ramiz Sadiku

Erduan Ibrahimi me hat-trick, Ramiz Sadiku eliminon 2 Korrikun


5 February, 2022 @15:03

Me fitore të thellë të Ramiz Sadikut ka përfunduar ndeshja e sotme mes 2 Korrikut vendas dhe Ramiz Sadikut mysafir.

Dy skuadrat kryeqytetase u ndeshen në kuadër të 1/8 së finales së Kupës e Kosovës, e në çerekfinale kaloi Ramiz Sadiku, i cili takimin e sotëm e fitoi me rezultat të thellë 1-6.

Pjesa e parë mes skuadrave dhuroi 3 gola, e më pas pjesa e dytë dhuroi 4 të tjerë, duke e bërë ndeshjen kështu tejet atraktive.

Të parët realizuan mysafirët në minutën e pestë përmes Erduan Ibrahimit, e më pas fundi i pjesës dhuroi edhe dy gola. Për 1-1 shënoi Labinot Jetullahu (41’) i 2 Korrikut, para se Albin Dërmaku (43’) i Ramiz Sadikut të shënonte për 1-2, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

SKEMA E KUPËS SË KOSOVËS

Në pjesën e dytë gola shënuan vetëm mysafirët. Erduan Ibrahimi shënoi edhe dy herë të tjera për hat-trickun personal, e nga një herë shënuan edhe Bardh Bylykbashi e Orges Sijarina, dhe kështu Ramiz Sadiku e mbylli ndeshjen me fitore të thellë 1-6.

Vlen të përmendet që Labinot Jetullahu, golshënuesi i vetëm i 2 Korrikut sot, e shpërdoroi një penallti gjatë ndeshjes kur rezultati ishte 1-2 për Ramiz Sadikun.

Kundërshtarin e fazës çerekfinale Ramiz Sadiku do ta mësojë pas shortit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës