Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMIZ SADIKU - FUSHË KOSOVA

Erduan Ibrahimi me hat-trick, Ramiz Sadiku lider

Erduan Ibrahimi me hat-trick, Ramiz Sadiku lider


18 September, 2021 @18:10

Plot 9 gola dhe dy lojtarë të ndryshëm me hat-trick dhuroi sot ndeshja e Ligës së Parë mes Ramiz Sadikut dhe Fushë Kosovës.

Në fund, fitores iu gëzua skuadra prishtinase, e cila duelin e fitoi me rezultat 5-4.

Njeriu i ndeshjes te Ramiz Sadiku sot ishte Erduan Ibrahimi, i cili shënoi hat-trick, e dy golat e tjerë erdhën nga Armend Misini dhe Shpresim Preshtreshi.

Për Fushë Kosovën golat u shënuan nga Lirigzon Maloku (hat-trick) dhe Valon Hasani.

TABELA AKTUALE

Të paktën përkohësisht, Ramiz Sadiku është në krye të Grupit B të Ligës së Parë, kurse Fushë Kosova momentalisht renditet e treta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë