Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HOLANDË

Eredvisie përfundon! Kampioni?!

Eredvisie përfundon! Kampioni?!


21 April, 2020 @20:51

Qeveria holandeze para dy orësh ka konfirmuar se të gjitha ngjarjet që tubojnë publik janë ndaluar deri në shtator të vitit 2020.

Me këtë, edhe sezoni 2019/20 do të jetë i pamundur të përfundohet në Eredivisie të Holandës - ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së futbollit holandez (KNVB).

“Kjo do të thotë, gati sigurtë, që Eredivisie dhe Keuken Kampione Divisie nuk do të mund të përfundojnë. Ndeshjet nuk do të luhen pa publik,” është thënë në njoftimin e KNVB-së.

Në ndërkohë KNVB pritet të dalë me një komunikatë të re për të sqaruar se çka do të ndodh me klubet përkatëse të ligave me këtë vendim të Qeverisë holandeze.

Eredivise janë zhvilluar 26 xhiro, ndërsa Ajax dhe AZ Alkmaar kanë qenë kryesues të ligës me nga 56 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.

Kujtojmë, në Holandë luan edhe reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, që vesh fanellën e skuadrës së Heerenveenit, që ka pozitën e dhjetë në Eredivise.


 
Të gjitha lajmet nga International