ERGYN AHMETI
Ergyni i talentuar, kalon te Prishtina
9 June, 2017 @21:18
Njëri ndër mesfushorët më të talentuar në Kosovë, Ergyn Ahmeti, është zyrtarizuar te nënkampioni i Kosovës, Prishtina, sot.
Mesfushori ofanziv 21 vjeçar, që në stinorin e shkuar luajti për Trepçën, ka thënë se është i lumtur me kalimin te ekipi bardhekaltër, ndërsa shpejt pritet të debutojë në arenën ndërkombëtare.
Ahmeti ka shënuar 5 gola e ka regjistruar 7 asistime për Trepçën, që ra nga elita këtë stinor.