SKËNDERBEU
Ish-kampioni përgatitet në Slloveni
9 June, 2017 @14:30
Ish-kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, ka arritur në Slloveni dhe ka nisur përgatitjet për stinorin e ri dhe për ndeshjet që do t’i ketë në kualifikime për Europa Ligë.
Tekniku Ilir Daja ka qenë i pranishëm në stërvitjen e parë të ekipit dhe është ndarë i kënaqur me kushtet aty, derisa ekipi korçar do të qëndrojë në vendin alpin deri më 22 qershor.
Mungesat e vetme janë Orges Shehi dhe Liridon Latifi, që janë në detyrë me kombëtaren shqiptare, ndërsa mbrojtësi Radas do të arrijë nesër.