SENZACIONALE
Benevento debuton në Serie A
9 June, 2017 @9:01
Vetëm një stinor pasi u bë për herë të parë në histori të klubit pjesë e Serie B-së, ekipi i ligave të ulëta italiane, Benevento, ka siguruar përmes Play-Offit Serie A-në për stinorin 2017/18.
Pasi që kaluan Perugian në gjysmëfinale të Play-Offit (1-0 dhe 1-1, pas dy ndeshjeve), ekipi verdhekuq në finale ka mposhtur edhe Carpin (0-0 dhe 1-0) për të siguruar elitën e futbollit italian për heër të parë në histori të klubit.
Golin e vetëm dhe të shkruar në histori për ekipin e drejtuar nga trjaneri Marco Baroni e ka shënuar sulmuesi rumun i ekipit, 21 vjeçari, George Alexandru Puscas. Puscas përndryshe është lojtar i Interit, i huazuar te Benevento.
Tash, stadiumi i ekipit me 20 mijë ulëse Ciro Vigorito do të pret ekipe të mëdha, të cilat deri tash skuadra në fjalë as që ka menduar t’i ketë rivale të përjavshme.
Ekipi/Tifozët i/e Beneventos, ka nofkën Shtrigat (Stregata, në italisht)
info:
Benevento, sot i ka vetëm 40 mijë pëlqime në Facebook. Pak më shumë se ekipet elite të Superligës së Kosovës. Tash e tutje përcjellni ngritjen enorme |