BESNIK HASI
Olympiacos zyrtarizon Besnik Hasin
9 June, 2017 @8:29
Trajneri gjakovar, Besnik Hasi, që më parë ka drejtuar Anderlechtin dhe Legian e Varshavës, mbrëmë është zyrtarizuar si trajner i ri i kampionit të shumëfishtë të Greqisë, Olympiacos.
“Olympiacos njofton për bashkëpunimin e ri të arritur me kryetrajnerin Besnik Hasi. Stafi i ri teknik i klubit do të ketë edhe anëtarët: Marko Babic (ndihmës trajner), Bart Meert (analist) dhe Steven Vanharen (trajner kondicional) - që përbëjnë ekipin e Hasit,” ka shkruar në njoftimin zyrtar të klubit botuar në olympiacos.org.
Synimi parësor i Hasit me ekipin nga Athina do të jetë kualifikimi në Ligë të Kampionëve.