JUVENTUS
Allegri pranë vazhdimit
7 June, 2017 @14:32
Mediat italiane kanë raportuar sot se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është shumë afër vazhdimit të kontratës me ekipin aktual, Juventus.
Allegri pritet të zyrtarizohet si trajner i Juventusit deri më qershor të vitit 2019. Bile, Corriere dello Sport ka shkruar se ai do të pranojë rrogë prej 7.5 milionë euro për stinor.
Allegri ka ndërtuar Juventusin europian, pasi që ekipi përveç titujve të Serie A-së të fituara deri tash, në tre vitet e fundit ka arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.