SHQIPËRIA U-21
Elvir Maloku vishet kuqezi, merr lejen nga FIFA
7 June, 2017 @11:33
Futbollisti shqiptar i lindur në Kroaci, Elvir Maloku, sot edhe zyrtarisht ka marrë lejen nga FIFA për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare në futboll.
Njoftimin e ka bërë të ditur FSHF përmes një komunikate në faqen zytare të saj, ndërsa Maloku, që aktualisht është pjesë e ekipit qipriot AEK Larnaca pritet shumë shpejt të debutojë në kombëtaren U21 të Shqipërisë.
Ai më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja kroate, prandaj Shqipëria është dashur të pret lejen nga FIFA.
Maloku është aktualisht 21 vjeç. I lindur në Rijekë të Kroacisë, ai është sulmues dhe ka qenë pjesë e Hajdukut të Splitit prej ku shkoi te Gimnastic në Segunda Division të Spanjës, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit qipriot, AEK Larnaca.