PËRGATITJET NË TURQI
Kompletohen kuqezinjtë, nis misioni anti-Izrael
7 June, 2017 @0:20
Me arritjen e ekspeditës së kombëtares shqiptare në Turqi dhe bashkangjitjen në ekip të Azdren Llullakut dhe Jahmir Hykës (që munguan për miqësoren ndaj Luksemburgut) - ekipi për herë të parë ka ushtruar i kompletuar.
Gianni de Biasi tash i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, ndërsa të martën punoi në aspekt taktik e të mërkurën FSHF ka bërë të ditur se do të zhvillohën dy stërvitje, para dhe pasdite.
Shqipëria të dielën ndeshet me Izraelin si mysafir dhe do të kërkojë fitore për t’iu hakmarrë rivalëve për disfatën e pësuar në ndeshjen e zhvilluar në Shqipëri.